Fjalë Kyçe

Kurti udhëton drejt Gjermanisë për takimin me Scholz

Kurti udhëton drejt Gjermanisë për takimin me Scholz

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Berlin, Gjermani, ku do të ketë takim bilateral me kancelarin e Republikës Federale Gjermane, Olaf Scholz.

Kurti dhe Scholz, sipas njoftimit nga zyra e kancelarit, do të flasin mbi zhvillimet e mëtejshme për statusin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës që lidhet ngushtë me ofrimin e këtij vendi me Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Pos Kurtit, kancelari gjerman pret edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, veçse ndaras.

Si me Kurtin, ashtu dhe me Vuçiqin, kancelari gjerman do të dalë në konferencë për media.

Ndërkohë, në Berlin zbarkon edhe emisari evropian për dialogun kosovaro-serb, Miroslav Lajçak. Ai do t’i takojë në mbrëmje Kurtin dhe Vuçiqin,