Fjalë Kyçe

Grainca: Investitorët e jashtëm janë parë si bankomat

Grainca: Investitorët e jashtëm janë parë si bankomat

Sa i përket platformës ekonomike, anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Blerim Graina, në Sytë 7 bëri me dije se, Kosova, edhe në qeveritë e kaluara dhe të tanishme nuk i ka trajtuar seriozisht të interesuarit e jashtëm.

“Problemi kryesor ka qenë politika kadrovike në Kosovë. Edhe në LDK fatkeqësisht, shpeshherë kemi pasur ministra që vendin e parë të punës e kanë pasur Ministër, edhe në LDK, dhe shpeshherë kemi pas ministra në vendet përkatëse që nuk e kanë ditur pse janë aty, ose e kanë pa investitorin si bankomat”.

I njëjti në Konventën e LDK-së ka propozuar një mori aktivitetesh ekonomike që duhet t’i ndjek LDK.

Ndër to janë:

Ulja e tatimit për korporata sepse vetëm kështu do jemi konkurrentë me regjionin.

Rregullimi dhe fuqizimi i periudhave të pushimeve dhe lirimeve tatimore për periudha të caktuara kur kompanitë janë në investime.

Rritja e përkrahjes për projekte zhvillimore si psh: pagesa e pagave te punëtorëve për periudha të caktuara.

Rregullimi me ligj dhe krijimi i zonave të lira tregtare ku mund të prodhohet apo ofrohen shërbime me zero tatime e taksa për kompanitë. Ka shumë shembuj në botë.(mos të ngatërrohet me zona ekonomike apo depo doganore)

Të harmonizohen politika zhvillimore dhe doganore me Republikën e Shqipërisë dhe të hiqen barrierat.

Të punohet edhe më shumë në hapjen dhe liberalizimin e tregut bankar.

Të aktivizohet diplomacia ekonomike dhe atashet për ekonomi në ambasadat tona me njerëz profesionistë e jo me familjarë.