Fjalë Kyçe

Hisen Berisha shfaq certifikatën e sigurisë nga AKI-ja në Komision, Salih Zyba thotë se kjo s’lejohet

Hisen Berisha shfaq certifikatën e sigurisë nga AKI-ja në Komision, Salih Zyba thotë se kjo s’lejohet

Në mbledhjen e Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Kuvendit të Kosovës sot është deklaruar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Me këtë rast, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka shfaqur certifikatën e tij të verifikimit të sigurisë nga AKI-ja.

Berisha ka kritikuar edhe komisionin, se pse po zhvillohet raportimi i ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, në prani të anëtarëve dhe mediave të cilët sipas tij, nuk e kanë këtë certifikatë dhe e kanë mundësinë të dëgjojnë detaje rreth mbrojtjes, transmeton lajmi.net.

Tutje, ishte deputeti i partisë në pushtet, Salih Zyba, i cili ia konstatoi certifikatën e sigurisë, Hisen Berishës, i cili tha se ky dokument nuk duhet të bëhet publik as para mediave e as nuk është e nevojshëm që ta kenë deputetët që janë pjesë e këtij komisioni parlamentar, që sipas tij, është organi më i lartë mbikëqyrës civil.

Shpërndaje
Tweet