Fjalë Kyçe

Lajçak pas darkës me Kurtin dhe Vuçiq: Më 13 maj takim në nivel kryenegociatorësh

Lajçak pas darkës me Kurtin dhe Vuçiq: Më 13 maj takim në nivel kryenegociatorësh

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se do të vazhdojnë diskutimin me kryenegociatorët e dialogut më 13 maj.

Lajçak me një postim në twitter njoftoi se darka joformale ka përfunduar, për të cilën tha ishte i është mirënjohës qeverisë gjermane për pritjen.

“E mirëpritëm mundësinë për një darkë joformale diskutimi rreth Dialogut me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në Berlin. Mirënjohës ndaj qeverisë gjermane për pritjen. Ne do të vazhdojmë diskutimin në nivel të kryenegociatorëve më 13 maj”, shkroi Lajcak.