Fjalë Kyçe

Pas takimit me Vuçiq, zëdhënësi i Kurtit e paralajmëron vizitën në SHBA

Pas takimit me Vuçiq, zëdhënësi i Kurtit e paralajmëron vizitën në SHBA

Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu, ka njoftuar se këtë muaj, kryeministri Albin Kurti do t’i vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në Facebook, Kryeziu ka rënditur vizitat dhe takimet e shefit të tij, në më pak se gjashtë muaj.

“Takimet e kryeministrit Kurti në më pak se gjashtë muaj. E muaji maj do të jetë me përplot takime tjera të rëndësishme. Vazhdojmë nesër me ministren gjermane të Mbrojtjes, e pastaj me vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi Kryeziu, duke ia bashkangjitur disa fotografi nga takimet e Kurtit.