Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë me një deklarim pas takimit disa orësh që mbajti me emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti tha se në diskutimet e tyre pati papajtueshmëri lidhur me agresionin e fundit rus në Ukrainë.
“Agresioni i fundit rus në Ukrainë shtoi papajtueshmëritë tona. Por ne mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut parimor me Serbinë për një marrëveshje të përqendruar në njohjen reciproke. Raundi i sontëm u zhvillua në Pallatin Borsig në Berlin gjatë një darke pune”, shkroi Kurti.
Recent Russian aggression in Ukraine added to our disagreements. But we remain committed to principled dialogue with Serbia for an agreement centered on mutual recognition. Tonight's round took place at the Borsig Palace in Berlin over a working dinner. pic.twitter.com/XTieRrUisc
— Albin Kurti (@albinkurti) May 4, 2022