Një person është gjetur i vdekur në Fushë Kosovë.
Sipas raportit 24 orësh viktima është gjetur i shtrirë në rrugë.
I njëjti ishte dërguar në emergjencë, ku nga mjeku ishte konstatuar vdekja e tij.
VDEKJE E DYSHUAR
Fushë Kosovë, 04.05.2022 – 15:00. Raportohet se në rrugë është gjetur i shtrirë, viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në emergjencë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës u lirohet familjarëve.