Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur dje në Qagllavicë të Prishtinës.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në market.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.