Fjalë Kyçe

Miratohet propozimi i kryetarit Rama për subvencionimin me 500 euro për nënat në nevojë

Miratohet propozimi i kryetarit Rama për subvencionimin me 500 euro për nënat në nevojë

Kuvendi Komunal në Prishtinë ka votuar për propozim-vendimin që ka të bëjë me subvencionimin e nënave lehona.

Me propozimin e kryetarit Përparim Rama, lehonat që janë përfituese të skemës sociale do të përfitojnë 500 euro.

Me 47 vota pro sot u aprovua një propozim-vendim i tillë.

Gjatë seancës së Kuvendit të Komunës së Prishtinës është bërë e ditur se në bazë të trendit të viteve të fundit është përllogaritur se mesatarja e lindjeve të kësaj kategorie brenda një viti është 70.

“Sapo miratuam për herë të parë në kryeqytet vendimin për subvencionimin të nënave lehona, përfituese të skemës sociale me nga 500 euro” shkruan Rama në reagim.