Një profesoreshë e Fakultetit të Mjekësisë është sulmuar sot fizikisht në ambientet e punës.
Sipas raportimeve në media, bëhet fjalë për profesoreshën Hatixhe Latifi-Pupovci, e cila është gruaja e zëvendësministrit të Arsimit, Dukagjin Pupovcit.
Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se viktima është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.
“Sot rreth orës 14:30, kemi marrë informatën se në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, një person është sulmuar fizikisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast, lëndime trupore ka pësuar një person (femër), e cila është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Me rastin janë duke u marrë njësitet përkatëse të policisë, ndërsa ende nuk dihet nëse është identifikuar sulmuesi.