Në orët e mbrëmjes të së mërkurës, ka ndodhur një përleshje në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona, pasi janë përdorur edhe armë të ftohta.
Dëshmitarët e ngjarjes i thanë KosovaPressit se në këtë përleshje janë përfshirë dy familje, ndërsa ka mbetur i plagosur nga thika një 17-vjeçar, emër i njohur për redaksinë, si dhe një tjetër.