Fjalë Kyçe

Memli Krasniqi e përshëndetë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Memli Krasniqi e përshëndetë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Aplikimi për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës është hap i duhur për të cilin s’do të duhej të kishte pasur hamendësim dhe të cilin e kemi kërkuar të ndodhë sa më parë, ka shkruar në facebook kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

“E përshëndesim këtë nismë dhe si opozitë do ta mbështesim në të gjithë hapat e ardhshëm këtë proces, në mënyrë që kjo objektivë shtetërore e shoqërore të realizohet sa më parë”, ka shtuar tutje Krasniqi.

“Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, jo vetëm që e ofron Kosovën me vlerat demokratike evropiane, por i hapë perspektivë të re dhe shumë të nevojshme institucioneve të Kosovës, qytetarëve dhe shoqërisë tonë në përgjithësi”, ka shkruar Memli Krasniqi.

Të enjten, kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla ka aplikuar për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.