Fjalë Kyçe

Një fëmijë i lënduar nga zjarri në Plemetin

Një fëmijë i lënduar nga zjarri në Plemetin

Një fëmijë është lënduar nga zjarri që ka përfshirë një objekt kolektiv në fshatin Plemetin të Komunës së Obiliqit.

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë Komunë, Haki Jashari, i ka thënë KOHËS, se fëmija pas marrjes së ndihmës mjekësore është liruar në shtëpi.

“Është lënduar lehtë me djegie sipërfaqësore të shkallës së parë një fëmijë, i cili pas trajtimit është liruar në shtëpi. Tri raste tjera janë trajtuar për shkak të shqetësimeve. Të gjitha rastet janë në shtëpi”, kanë thënë Haki Jashari.