Një i mitur ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe anëtarëve tjerë të familjes.
Rasti ka ndodhur në Viti, ku sipas deklaratës së nënës, djali i saj ka filluar të vjedhë edhe stolit e arit në shtëpi.
I mituri dyshohet të jetë përdorues i narkotikëve dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Viti 15.05.2022-23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar – i mitur, nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare-nënës së tij dhe anëtarëve tjerë të familjes, Sipas viktimës, i dyshuari-djali i saj ka filluar që t’ia vjedhë edhe stolit e arit, pasi që është edhe përdorues i narkotikëve. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa te i dyshuari njësitet policore gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar një cigare të mbështjellë e cila dyshohet të jetë kanabis-sativa. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit (në prezencë të avokatit mbrojtës dhe punëtorit të QPS-së) është dërguar në mbajtje.