16 raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë nga 576 testime.
Nuk është shënuar asnjë i vdekur, thuhet sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Tutje është bërë e ditur se 35 qytetarë janë shëruar sot, ndërkaq numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.859.
Në total numri i raste aktive është 263.