Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka arritur në Kosovë.
Për të pritur në Aeroportin e Prishtinës ka dalë kryeministri i vendit, Albin Kurti si dhe ambasadori gjerman, Jorne Rohde.
Pas pak minutash, Scholz do të ketë takim me kryeministrin Kurti dhe më pas do të ketë edhe konferencë për media.
Kosova është shteti i parë që Scholz po e viziton në turin e tij ballkanik