Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se Hani i Elezit është bërë me qendër të re të Kulturës dhe Rinisë.
Sipas tij, ky investim është nga ministria që ai e drejton në bashkëpunim me komunën e Hanit të Elezit.
“Jam shumë i lumtur që të rinjtë, komuniteti artistik e sportiv dhe qytetarët e kësaj komune tash do të kenë një hapësirë multifunksionale për t’i zhvilluar aktivitetet e tyre”, ka shkruar Çeku, transmeton Klankosova.tv.