Pas një mosmarrëveshje me infermieren në spital, një person është kanosur nga burri i kësaj të fundit.
Ngjarja ka ndodhur në Gjakovë dhe policia bënë të ditur se me vendim të prokurorit ky person është dërguar në mbajtje.
“Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar ka kanosur një pacient i cili ishte i shtrirë në spital, vlen të ceket se pacienti kishte një mosmarrëveshje me një infermiere dhe i dyshuari burri i saj ka kanosur viktimën. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, njofton policia.