Fjalë Kyçe

Kryediplomati Schallenberg të martën në Prishtinë

Kryediplomati Schallenberg të martën në Prishtinë

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, do të vizitojë Kosovën të martën, më 14 qershor, thonë burimet e Gazetës Express.

Si temë kryesore e vizitës së tij do të jetë dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

E një ditë më herët para se të vijë në Prishtinë, kryediplomati austriak do ta vizitojë Beogradin, është konfirmuar nga agjencia e lajmeve serbe Tanjug.

“Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor”, pritet të jetë një nga temat në Prishtinë e Beograd – në kohën kur nisma të reja rajonale po shfaqen.

Vizita e Schallenberg në Kosovë dhe Serbi pason pak ditë pasi të dy shtetet i ka vizituar kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Kancelari gjerman në Beograd e ka përmendur njohjen e ndërsjellt Kosovë-Serbi, ndërkaq në Kosovë ka thënë se vendi i ka plotësuar kushtet për liberalizim vizash.

Vizitat e zyrtarëve të lartë të vendeve të Bashkimit Evropian po rrjedhin në një kohë kur takimet mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në tavolinën e Brukselit janë rralluar.