Fjalë Kyçe

Kurti: Është koha e mbështetjes maksimale për qeverisjen tonë dhe për ç’kapje përfundimtare nga pushtetet klanore të mëparshme

Kurti: Është koha e mbështetjes maksimale për qeverisjen tonë dhe për ç’kapje përfundimtare nga pushtetet klanore të mëparshme

Ditën e djeshme u shënua 17-vjetori i themelimit të VV-së, ku pjesë e tubimit të këtij subjekti politik ishte edhe kryeministri Albin Kurti.

Para aktivistëve të kësaj partie, Kurti ka thënë se është koha e “mbështetjes maksimale për qeverisjen tonë dhe për ç’kapje përfundimtare nga pushtetet klanore të mëparshme”.

Në faqen zyrtare të VV-së, janë publikuar disa fotografi gjatë këtij tubimi, derisa janë përshkruar me një citat të Kurtit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Ne të Lëvizjes jemi vazhdimësi, as nisje e as mbarim, prandaj ne edhe guxojmë në beteja por nuk guxojmë ta ndalim betejën. Është një kohë për gjithçka, tash është koha e mbështetjes maksimale për qeverisjen tonë dhe për ç’kapje përfundimtare nga pushtetet klanore të mëparshme”, citohet të ketë thënë kryeministri, Albin Kurti.