Moti gjatë kësaj jave do të jetë kryesisht me diell.
Sipas parashikimeve, java e parë e verës do të filloj me kushte të qëndrueshme meteorologjike.
Kjo si rrjedhojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika e Veriut që do të ndikojnë dukshëm në rritjen e temperaturave maksimale.
Gjatë javës në vijim pritet të ketë më shumë orë me diell dhe vranësira të pakta, përjashtuar ditën e martë ku vranësirat do të jenë më të dendura dhe do të krijohen kushte për reshje shiu nëpër disa vende.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-35 gradë Celsius.
Gjatë ditëve me diell, nuk preferohet të jemi në kontakt të drejtpërdrejt me rrezet e diellit nga ora 10-17.