Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Në vendin e quajtur “Nënstacioni I Selitës”, nipi ka gjetur në banesë pa shenja jete gjyshërit e tij.
Dyshohet se 80-vjeçari është vetëvarur, kurse bashkëshortja e tij po 80 vjeç është gjetur pa ndjenja. Më pas, stafi i ambulancës ka konfirmuar se kanë ndërruar jetë të dy.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.