Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, nuk ka pranuar të japë detaje nëse kanë qenë të ziera ose jo vezët të cilat gjatë seancës së sotme, ua dha kryeministrit Albin Kurti, kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe ministers së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.
Kjo si shenjë pakëanqësie ndaj sulmeve me vezë që treshja e lartëcekur, bashkë me Vetëvendosjen sa ishin në opozitë, shprehnin kundërshtitë për marrëveshjet për energjinë.
E ka kontaktuar klankosova.tv, ajo e ka ripërsëritur pyetjen por nuk ka pranuar të japë përgjigjie për të specifikuar se si ishin vezët të cilat u pa t’i mbante në xhep të fustanit të saj.
Kujtojmë që të tretë ishin më aktivët në sulmet me vezë në Kuvendin e Kosovës që bëheshin lidhur me këtë marrëveshje të vitit 2013.