Angel Di Maria duket se më në fund ka marrë vendimin për të ardhmen.
Që kur la skuadrën e PSG, Angel Di Maria është duke shqyrtuar opsionet për të ardhmen e tij.
Ylli argjentinas kishte Juventusin dhe Barcelonën si dy destinacione të mundshme dhe duket se tashmë ka marrë vendimin e tij, përcjell lajmi.net.
Mediat italiane bëjnë të ditur se argjentinasi i ka thënë PO skuadrës italiane.
Ai ishte në pritje të një oferte nga Barcelona, por ajo po vonon pafundësisht, si pasojë e disa problemeve financiare që ka klubi.
Di Maria i ka kërkuar Juventusit një kontarë njëvjeçare me mundësi vazhdimi për një tjetër.
Thuhet se detajet e fundit që po finalizohen kanë të bëjnë me pagën e lojtarit që pritet të jetë 7 milionë euro në sezon.