Një padi penale e ngritur kundër saj, nga nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ka bërë që kryetarja e Lëvizjes Europiane e serbëve të Kosovës, Rada Treajkoviq, të ndalohet në aeroportin ”Nikola Tesla” në Beograd.
Kështu ka treguar vet Trajkoviq, përmes një reagimi në llogarinë e saj në twitter, ndërsa përmend që personi që ka ngritur padinë ndaj saj, është nën sanksionet amerikane.
”Sapo është zbuluar arsyeja misterioze e ndalimit tim në aeroport: Milan Radoiçiq ka ngritur një padi penale kundër meje. Më penguan të largohesha nga vendi për shkak të një padie të ngritur nga një burrë nën Sanksionet Magnetike të Thesarit Amerikan. Ai është i lirë në këtë vend, unë nuk jam…”, shprehet ajo, përcjell klankosova.tv.