Edhe këtë vit, Policia e Kosovës ka mbajtur rendin në festën e serbëve në Gazimestan. Policia s’ka lejuar që të futen brenda pelegrinët që mbajnë mbishkrime nacionaliste, derisa ata që kishin veshur bluza me mbishkrime të tilla u detyruan t’i heqin.
T7 ka sjellë pamjet e njërit prej tyre i cili heq bluzën dhe shihet teksa debaton me policët kosovarë.
Të njëjtat skena janë parë edhe gjatë festimeve të viteve të kaluara.