Gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë do të ketë kryesisht mot me diell dhe me vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve në vijim temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri 29-34 gradë Celsius, shkruan lajmi.net.
Sipas njoftimit, vranësirat gjatë ditës enjte gjatë pjesës së dytë të ditës ka mundësi që vende-vende të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
IHMK-ja gjithashtu ka këshilluar shmangien e kontaktit direkt të rrezeve të diellit për shkak të indeksit të lartë UV.
Njoftimi i plotë:
Moti për dy ditë, 29-30.06.2022
Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor. Vranësirat ditën e enjte gjatë pjesës së dytë të ditës, ka mundësi që vende-vende të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius. Situata biometeorologjike vazhdon të jetë jostabile për shkak të indeksit të lartë UV. Këshillohet të ju shmangemi kontaktit direkt të rrezeve të diellit, aktiviteteve fizike, sepse kjo situatë meteorologjike ndikon negativisht te shumë persona me sëmundje kronike (hipertension, ostmatikët, diabetikët ) dhe te të moshuarit.