Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën ‘Agim Ramadani’, përkatësisht në lagjen Aktash në Prishtinë.
Vetura ka goditur dy këmbësore, të cilat kanë pësuar lëndime trupore – ndërkaq shoferi menjëherë ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Ato janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare.
Zëdhënësi i Policisë Agron Borovci, ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, deklaroi Borovci.
Ndërkaq, ende nuk dihet gjendja e personave të lënduar.