Faton Klinaku, përfaqësuesi i OVL-UÇK-së, ka thënë qëndrimi i tyre rreth ligjit për veteranët që lidhet me pagën minimale, vazhdon të jetë i njëjti.
Klinaku, ka shtuar se, kjo nuk është çështje ofertash por është çështje ligjore, shkruan lajmi.net.
Tutje ai ka shtuar se kur parlamenti thërret seancë, ata do të thërrasin protestë.
Postimi i plotë:
Po më detyroni që ta përsëris qëndrimin tim sikur herave të tjera.
Kërkesa për dorëheqje të një ministri/e, është amnesti ndaj kryeministrit.
Poashtu, sa i përket se a ka kthyer përgjigje qeveria rreth ligjit për veteranët që lidhet me pagën minimale, jemi deklaruar atë ditë për media pas takimit që kishim me ta e qëndrimi jonë nuk lëkundet:
“Kjo nuk është çështje ofertash por çështje ligjore. Ata thërrasin seancë, ne thërrasim protestë”. E nëse nuk marrin vesh, kërkohet dorëheqja e qeverisë, e jo vetëm e një ministri.