Një person ka vdekur si pasojë e COVID-19 ndërsa janë regjistruar edhe 619 raste të reja pozitive në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Siç bëhet e ditur në njoftimin Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri, në këtë periudhë kohore janë kryer 1729 testime.
Shqipëria i ka 3167 raste aktive me COVID-19.