Analisti Valon Syla, i ftuar në emisionin ‘Pressing’ të T7, ka thënë se nuk mendon se deputetja e VV-së Fitore Pacolli nuk e di dallimin mes kroit dhe fontanës në përgjigje të deklaratës së djeshme për vendosjen e fontanës në Kuvend, ku deputetët do të pinin ujë me grushte.
Sipas Sylës, pretendimi i saj është i krahasueshëm me ngazëllimin e disa banorëve të një fshati të Prishtinës, të cilët kënduan në festën e vendosjes së ujit brenda shtëpive të tyre.
“Këta e dinë fort mirë, fontanë e krua, kjo i përngjan instalimit të ujit për herë të parë në një katun të Prishtinë. Sikur me thënë oj Fitore t’u gëzoftë zemra që naj shtine shllafin mrena”, ka thënë Syla në Pressing.