Fjalë Kyçe

Nis protesta në Shqipëri, blindohet kryeministria atje dhe shtohen forcat policore

Nis protesta në Shqipëri, blindohet kryeministria atje dhe shtohen forcat policore

Ka nisur protesta e parë e opozitës që nga marrja e drejtimit të PD-së nga ana e Sali Berishës.

Protestuesit qëndruan në sheshin ‘Skënderbej” dhe “Nënë Tereza” dhe po lëvizin drejt godinës së Kryeministrisë.

Kreu i PD-së është i shoqëruar nga deputetë dhe aleatë të tij.

Forcat policore kanë nisur të shtojnë praninë e tyre në kryeqytet, në pritje të protestës së organizuar nga Partia Demokratike

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, rreth kryeministrisë janë mbledhur forca të shumta policore, në mënyrë që të shmanget çdo incident i mundshëm në tubimin e sotëm.

Sipas organizatorëve protesta do të nise në orën 19:00 dhe do të përfundojë në orën 21:00. Policia nuk ka informacione për skenare që cenojnë rendin, por po implementon në terren planin e masave anti-tubim.

Garda do të shtojë sigurinë në institucionet që shtrihen përgjatë bulevardit “Dëshmoret e Kombit”, kryesisht Kryeministrisë.

Në bulevard janë montuar dhe kamera me revolucion të larte që do të monitorojnë tubimin. Në gatishmëri do të qëndrojnë autobotët me ujë për shpërndarjen e turmave si dhe njësi nga shërbimi zjarrfikës dhe shëndetësor.

Prej orës 19:00, bulevardi “Dëshmoret e Kombit” nga kryeministria deri tek ish-hotel Dajti do të jetë i bllokuar për lëvizjen e mjeteve. Ndërsa në akset e tjera do te ketë qarkullim normal.

Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, janë:

– bulevardi “Dëshmorët e Kombit”;

– rruga “Gjergj Fishta”;

– bulevardi “Bajram Curri”

– bulevardi Zhan D’Ark

Policia apelon të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore.