Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se të rinjtë gjithnjë e më pak duan t’i bashkohen FSK-së.
Duke folur në KTV, Qalaj ka thënë se të mërkurën e shkuar 7 pjesëtarë të Forcës kanë dorëzuar detyrën për t’iu bashkuar Policisë së Kosovës.
“Ne e kemi interesimin e të rinjve të Kosovës shumë të vogël për t’iu bashkëngjitur FSK-së, në krahasim me 4-5 vjetët e ardhshme. Vetëm dje 7 persona kanë dhënë dorëheqje nga FSK-ja, e iu janë bashkëngjitur Policisë së Kosovës”, ka deklaruar Qalaj.
Megjithatë, për Qalajn situata nuk është më e mirë as në Polici, për shkak të mungesave të shumta siç janë uniformat e jelekët antiplumb me afat të skaduar.
“Kjo nuk është normale në ditët e sotme. Sot kërcënimet janë shumë më të mëdha”, deklaroi Qalaj.