Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë sot një aksion për të larguar konstruksionet e vendosura pa leje në Pallatin e Rinisë.
I pari i kryeqytetit, Përparim Rama, i cili ka mbikëqyrur punën e Inspekcionit, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se hapësirat publike po iu kthehen qytetarëve.
“Hapësirat publike po iu kthehen qytetarëve, e Pallatit të Rinisë po i rikthehet identiteti i tij! Bashkë me Nënkryetarin, z. Alban Zogaj dhe Drejtorin e Inspekcionit, z. Florian Dushi, pamë nga afër largimin e konstruksioneve të vendosura pa leje në objektin e Pallatit”, ka shkruar Rama.