Fjalë Kyçe

Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë vendimin për Abetaren e përbashkët

Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë vendimin për Abetaren e përbashkët

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës dhe ajo e Arsimit e Shqipërisë e kanë nënshkruar vendimin që miraton tekstin e përbashkët të Abetares.

“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, me propozim të Komisionit të Përbashkët Kosovë-Shqipëri kanë nënshkruar vendimin për miratimin e tekstit të vetëm të përbashkët “Abetare”, thuhet në njoftimin e MAShT-it.

“Sipas këtij vendimi, teksti i vetëm i përbashkët ‘Abetare’ duhet të përfshihet në katalogun e teksteve shkollore të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë”.

Ata po ashtu e kanë bashkëngjitur një vegëz që përmban detajet e marrëveshjes.