Sot u shkarkua nga pozita e drejtorit, Burim Kelmendi, kryeshef i Kompanisë Rrajonale të Mbeturinave “Pastrimi”.
Deri te shkarkimi i tij, sipas anëtarëve të bordit, ka ardhur për shkak të keqmenaxhimit dhe mos-realizimit të objektivave për rritjen e kapitalit të kompanisë.
Lidhur me këtë shkarkim ka reaguar edhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.
Zogaj ka thënë se ky është vetëm hapi i parë në përmirësim të gjendjes në kryeqytet.
“Si rezultat i gjetjeve të shumta të Auditorit, por edhe gjendjes që të gjithë po e shohim çdo ditë, shkarkohet nga detyra Kryeshefi i Ndërmarrjes ‘Pastrimi’! Ky është vetëm hapi i parë në përmirësimin e gjendjes” deklaroi Zogaj.