Fjalë Kyçe

Dy të vdekur nga COVID-19 dhe 1,215 raste të reja në Shqipëri

Dy të vdekur nga COVID-19 dhe 1,215 raste të reja në Shqipëri

Dy pacientë kanë humbur jetën për shkak të Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri. Viktimat janë një qytetar nga Kavaja 45-vjeç dhe një qytetar nga Gjirokastra -84 vjeç.

Edhe numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm. Konkretisht, nga 2,623 testime që janë kryer, kanë rezultuar të infektuar 1,215 qytetarë.

“617 raste pozitive janë në Tiranë, 121 në Durrës, 53 në Vlorë, 48 në Lushnje, nga 40 qytetarë në Shkodër, Kamëz, 33 në Sarandë, 30 në Fier, 24 në Krujë, 17 në Berat, 15 në Divjakë, nga 14 qytetarë në Himarë, Dimal, nga 13 qytetarë në Vorë, Mallakastër, nga 12 qytetarë në Vau i Dejës, Kurbin, nga 11 qytetarë në Kavajë, Devoll, 10 në Patos, nga 7 qytetarë në Shijak, Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Lezhë, Kolonjë, Gramsh, nga 5 qytetarë në Roskovec, Tepelenë, Poliçan, 4 në Selenicë, nga 2 qytetarë në Kukës, Delvinë, Skrapar, Elbasan, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Pukë, Fushë Arrëz, Has, Rrogozhinë, Dibër, Libohovë, Dropull”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Janë 6,226 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë Shqipërinë. Aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 27 pacientë. Janë shëruar 646 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 279,649 që nga fillimi i epidemisë. /tvklan.al/