Fjalë Kyçe

Komuna ua ndaloi, kërkohet kthimi i “boksave” në sheshet e Prishtinës

Komuna ua ndaloi, kërkohet kthimi i “boksave” në sheshet e Prishtinës

Pas vendimit të para një muaji të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Ramës, për largimin e aparateve të boksit nga sheshet e kryeqytetit, pronarët i kanë sjellë sërish në shesh, si shenjë protestë.

Ata kërkojnë që t’u lejohet puna së paku verës. Pronarët e këtyre aparateve thonë se kërkesën e kanë dorëzuar në komunë.

“Pa marrë parasysh, vec prej sheshit mos t’na largojnë, diku në shesh ku është fluks i njerëzve dhe turistave se nëse na vendosin në qorrsokake nuk ia vlen as me i vendos”, ka thënë njëri nga pronarët.

Por, Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Lirik Musliu ka një plan për vendosjen e shitësve ambulantë në zona të caktuara të shesheve, por jo edhe këtyre aparateve.