Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në Lezhë, tashmë në lagjen “Nënë Tereza” dhe po avancon drejt disa banesave.
Zjarri ka mbuluar një pjesë të konsiderueshme të anës së malit, ku po favorizohet nga era dhe bimësia e shumtë në zonë.
Në terrenin ku ka rënë zjarri është e vështirë ndërhyrja e zjarrfikësve.
Tymi ka mbuluar autostradën Shkodër-Lezhë, ndërsa drejtuesit e automjeteve duhet të kenë kujdes, pasi është përfshirë nga flakët një anë e malit./TCh