Një grua është plagosur të hënën në Prizren, ka bërë të ditur Policia në raportin e saj 24-orësh të martën.
Sipas njoftimit, ajo është dërguar në spital e plagosur nga arma e zjarrit.
Sipas mjekëve, viktima është jashtë rrezikut për jetë.
Njoftohet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar për veprën “vrasje e rëndë në tentativë”.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.