Ndërmarrja lokale “Trafiku Urban” ka njftuar se me vendim të Komunës së Prishtinës do ta zgjasin orarin e qarkullimit deri në ora 24:00 për disa linja.Në njoftim potencohet se zgjatja e orarit fillon nga 20 korriku.
Zgjatja e orarit do të bëhet për linjat: 1, 1A, 3 dhe 4.“Bazuar në vendimin e Komunës së Prishtinës, NPK “Trafiku Urban” SH.A me datën 19.07.2022 pranon vendimin për zgjatjen e orarit të qarkullimit të autobusëve të TU. Zgjatja e orarit të qarkullimit të autobusëve fillon nga data 20.07.2022 për linjat: 1, 1A, 3 dhe 4 deri në orën 24:00”, thuhet në njoftim.Ndërmarrja “Trafiku Urban” ka në pronësi 51 autobusë me të cilët mbulon 8 linja.