Një aksident trafiku ka ndodhur sot pasdite në Gllarevë të Klinës.
Policia për Rajonin e Pejës ka bërë të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, shkruan lajmi.net.
Për pasojë, katër persona kanë mbetur të lënduar.
“Rreth orës 15:20, policia është informuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në fshatin Gllarevë – Klinë, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe si pasojë 4 persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, kanë thënë nga Policia.