Barcelona e ka “shkatërruar” Inter Miamin, të cilin e mposhti me rezultat të thellë, 6:0, në miqësoren e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Blaugrana” i realizuan nga tre gola në secilën pjesë për ta mundur bindshëm ekipin amerikan, pronar i së cilit është legjenda angleze, David Beckham.
Serinë e golave për gjigantin katalunas e hapi Aubameyang, ndërsa shënoi edhe përforcimi i ri, Raphinha, që e gjeti golin e parë në fanellën e Barçës, shkruan “Gazeta Express”.
Në listën e realizatorëve u shtua edhe Ansu Fati, i cili po e rimerr veten pas lëndimit që e kishte lënë jashtë fushës së blertë për një kohë të gjatë.
E në pjesën e dytë gola shënuan edhe Gavi, Depay e Dembele.
Barça po e kryen fazën përgatitore në SHBA, e në ndërkohë do t’i zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore.
Ekipit shumë shpejt do t’i bashkohet edhe trajneri Xavi Hernandez, i cili mungoi në këtë miqësore shkaku i problemeve me vizë.