Skuadra e Dritës nuk ka arritur asgjë më shumë sesa një barazim pa gola në udhëtimin në Belgjikë, kundër skuadrës së Antwerp, shkruan lajmi.net.
Bazuar në atë çfarë tregoi fusha e blertë, ‘Intelektualët’ duhet të jenë të kënaqur me barazimin 0:0.
Antwerp ishte skuadër më dominuese dhe që drejtoi ritmin e lojës, duke qenë më kërkuese për golin.
Drita tentoi daljet e saja me kundërsulme, por në asnjë rast nuk rrezikoi seriozisht portën kundërshtare.
Ndeshja e kthimit mes Dritës dhe Antwerp do të luhet në Prishtinë. Në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ do të ndahet bileta për skuadrën që shkon në raundin e radhë