Fjalë Kyçe

Në hytbenë e xhumasë dënohet sulmi ndaj imamit

Në hytbenë e xhumasë dënohet sulmi ndaj imamit

Imami i Xhamisë së fshatit Lupç të Podujevës, Zeqir Berisha, u rrah rëndë nga tre persona.

Ndërkaq sot xhumanë, në xhaminë në të cilën vepron ai, e kanë udhëhequr nga Bashkësia Islame e Podujevës.

Në hytbenë e xhumasë, hoxha që e udhëhoqi atë, adresoi sulmin duke u lutur që të jetë hera e fundit që një gjë e tillë ndodh, e sidomos në xhami.

“Ajo që ka ndodhur me imamin tonë dhe imamin tuaj shumë të nderuar dhe të respektuar Mulla Zeqir Efendi, dhe që normal kjo ngjarje u besohet plotësisht organeve të drejtësisë dhe organeve të rendit dhe lutemi që të jetë e fundit që na ndodh gjithandej në vendin tonë dhe gjithandej familjeve tona e posaçërisht në xhami që janë vendprehje, janë qetësim, në vende ku adhurohet Zoti dhe në asnjë formë dhe asnjë rrethanë [ ] të natyrave të tjera”, ka thënë hoxha që udhëhoqi xhumanë.

Lajmin për sulmin ndaj Berishës e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se të enjten rreth orës 22:00, policia ka marr informatën se është gjetur një person i lënduar rëndë.

“Personi i lënduar Z.B. mashkull, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Podujevës menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arritur të arrestojnë tre persona të dyshuar”, tha Ahmeti.

Personat e arrestuar janë: B.M, mashkull 27vjeç, A.M, mashkull 28vjeç dhe Sh.M mashkull 25vjeç. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes dhe ndaj tyre është iniciuar rasti vrasje në tentativë.
https://youtu.be/lovlf1OA7tI