Bukayo Saka është në bisedime të avancuara me Arsenalin për vijimin kontratës.
Anësori ishte lojtari kyç në formacionin e Mikel Artetës, duke shënuar hiç më pak se 11 gola e 7 asiste në 38 ndeshje me “topçinjtë” në Premier League, transmeton lajmi.net.
Duke parë formën e tij gjithnjë në rritje, londinezët kanë vendosur ta “blindojnë” 21-vjeçarin sa më shpejt që është e mundur.
Drejtuesit e ish-kampionëve anglezë do të intervenojnë edhe në pagën e lojtarit, duke ia dyfishuar fitimet atij.