Fjalë Kyçe

OBSH-ja e shpall linë e majmunëve emergjencë globale

OBSH-ja e shpall linë e majmunëve emergjencë globale

Shpërthimi i lisë së majmunëve është shpallur emergjencë globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, të shtunën.

Ky është alarmi më i madh që jep OBSH-ja dhe pason shpërthimin e rasteve.

Vendimi u mor në mbledhjen e dytë të komitetit emergjent të OBSH-së për virusin, shkruan BBC.

Më shumë se 16 mijë raste janë raportuar në 75 shtete, ka thënë drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Janë vetëm dy emergjenca të tilla shëndetësore në botë aktualisht – pandemia e koronavirusit dhe përpjekjet e vazhdueshme për të zhdukur poliomielitin.