Ilir Meta ia ka ndryshuar emrin partisë, LSI, dhe e ka quajtur “Parti e Lirisë”. Në konventën e sotme të kësaj partie politike ish-presidenti u rikthye te partia që ai vetë e themeloi.
Në fjalën e tij ish-presidenti tha se tashmë ka vetëm një rrugë dhe është ajo e referendumit.
“Nuk jam këtu për asgjë tjetër veç se për t’ju kërkuar që t’u tregojmë të gjithëve se ne jemi një popull me dinjitet, jemi popull evropian. Kjo rrugë është referendumi. Ne e krijuam LSI-në për të shpëtuar procesin e integrimit evropian që bllokoi Fatos Nano për hajdutëritë e tij në dogana e tatime dhe ishte rrotacion që u realizua falë LSI që Shqipëria të nënshkruante marrëveshjen e Stabilizim Asociimit. Tani ka vetëm një rrugë, referendumi vetëm referendumi është garancia që Shqipëria do të jetë e shqiptarëve, kemi parë si shiten e blihen politikanët po nuk ka forcë në botë të blejë shqiptarët”.
Pas fjalës së Metës, u njoftoi se partia do të drejtohet nga Komiteti Organizator, ku drejtues i tij do të jetë Ilir Meta dhe zëvendëskryetar Agim Nesho./ A2News