Policia e Kosovës ka raportuar të premten për pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit.
Sipas raportit 24 orësh, rastet e dhunës kanë ndodhur në Prishtinë, Obiliq, Prizren, Gjakovë dhe Mitrovicë.
Viktima të dhunës janë gratë në secilin rast të raportuar për 24 orët e fundit.
Ndërkohë, nga këto raste janë sekuestruar edhe armë të ftohta, derisa në dy prej rasteve, në Obiliq dhe Gjakovë, dhuna ka ndodhur nën ndikim të alkoolit.