Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Serbi, Petar Petkoviq, ka thënë të shtunën se kryeministri Kosovës, Albin Kurti, dëshiron të zëvendësojë ekzistencën e shtetit të Serbisë në Kosovë.
Përmes një konference të jashtëzakonshme, Petkoviq u shpreh se Kurti nuk është i interesuar as për marrëveshje e as për dokumentet hyrëse-dalëse.
“Kurti nuk është i interesuar as për marrëveshjen, as për dokumentet hyrëse-dalëse, ai është i interesuar që serbëve që banojnë në Kosovë t’ua heqë letërnjoftimet serbe, sepse dëshiron të zëvendësojë ekzistencën e shtetit të Serbisë në territorin e Kosovës”, theksoi Petkoviq, transmeton Tanjug.
Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, nga 1 gushti qytetarët e Serbisë që hynë në Kosovë do të pajisjen me një dokument për hyrje-dalje në të të gjitha pikat kufitare, një masë të ngjashme të cilën tash e sa vjet e aplikon Serbia ndaj qytetarëve të Kosovës.
Po ashtu nga 1 gushti fillon regjistrimi i veturave që posedojnë targa ilegale që të kthehen në targa RKS.